FILLORISTËT DO TË MËSOJNË ME PROGRAMIN E VJETËR (VIDEO)


Përderisa nuk sillet Ligji i ri për arsim fillor, filloristët do të mësojnë në bazë të programeve të vjetra. Kështu tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, gjatë prezantimit të punës së tij pas marrjes së funksionit ministër i arsimit.

Ai tha se po punohet në mënyrë intensive në reformat dhe sjelljen e Ligjit, por shtoi se bëhet fjalë për një proces kompleks  dhe duhet të punohet me kujdes dhe në interes të nxënësve dhe mësimdhënësve

Në fillim të vitit grupi punues me ish ministren Renata Deskoska, prezantoi plan programet arsimore të reviduara dhe programe për klasën e parë, të cilët parashihnin më pak lëndë, më së shumti katër orë në ditë dhe pushime me aktivitete të lira dhe lojëra.

ARBËR ADEMI, MINISTËR I ARSIMIT

Për propozim- programet që u ndanë me opinionin ka një sër vërejtjesh. Zbatuesi edhe gojarisht edhe me shkrim më ka njoftuar për një sër vështirësish dhe sfidash me të cilat përballet në aspektin financiar dhe që janë të lidhura ngushtë me zbatimin e atyre programeve mësimore. Prandaj ne në këtë periudhë jemi të fokusuar që maksimalisht të punojmë në përgatitjen e ligjit të ri për arsimin fillor”

Në lidhje me ndryshimet në librat në të cilat janë konstatuar gabime dhe plotësime të disa fakteve, Ademi tha se ata kanë bërë thirrje publike që çdo qytetar të paraqes propozime konkrete dhe vërejtje lidhur me ndonjë tekst shkollor.

ARBËR ADEMI, MINISTËR I ARSIMIT

“Më duhet të them se nuk jemi mjaftueshëm të kënaqur nga ajo që kemi patur si imput nga të gjithë qytetarët, por megjithatë, kemi formuar komisione të cilët po punojnë në bazë të atyre informacioneve, ideve që kanë ardhur nga qytetarët, poashtu komisionet janë duke punuar në bazë të propozimeve që i kanë bërë shtëpitë botuese dhe autorët”

Ademi njoftoi se MASH po bën përgatitje edhe për Ligjin e ri për Arsim të Mesëm. Së pari do të promovohet në shkollat e mesme profesionale.

Ministri informoi se janë sjellë vendimi për librat në gjuhën italiane, e cila gjuhë nga shtatori do të jetë gjuhë e dytë e huaj për të gjithë shkollat fillore dhe të mesme.

Gjuha boshnjake nga viti i ardhshëm shkollor, inkorporohet në shkollën fillore nëntëvjeçare.

Baby Boo