Fillon zgjerimi i rrugës Bosnja-Hercegovina në Shkup


Sot filloi ndërtimi i rrugës Bosnja dhe Hercegovina e cila do të zgjerohet plot 40 metra. Bulevardi parashikohet që të bëhet me nga tre korrësi në të dyja anët, shteg për biçikleta, trotuare për këmbësorë dhe gjelbërim në mes dy hajeve. Promovimin e fillimit të punimeve e bëri kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe kreu i Komunës së Butelit Velimir Smilevski, sipas të cilëve hapja e kësaj arterie të rëndësishme do e lehtësojë komunikacionin në kryeqytet. Projekti do të kushtojë 150 milion denarë, mjete këto të siguruara nga buxheti i Qytetit të Shkupit ndërsa e gjithë procedura pritet që të përfundojë për 18 muaj. Bulevardi Bosnja dhe Hercegovina parashikohet që të jetë plotë 2 kilometra e gjatë dhe do të lidhë bulevardin Sllovenia me kryqëzimin Kristian Todorovski në Karposh.

Ngadalë po futemi në implementimin e projekteve që unë kam folur gjatë fushatës parazgjedhore. Shkupi nuk ka alternativë tjetër përveç se qytetarëve të tij të iu ofrojë standarde evropiane. 01-12 Përkushtimi ynë është që Shkupi përfundimisht ta fitojë pamjen ashtu siç është paraparë në planet tona- deklaroi Petre Shilegov./PC

Baby Boo