Fillon pagesa e pensioneve për muajin gusht në Maqedoni


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se nga dita e sotme 31.08 ka filluar pagesa e pensioneve për muajin gusht.

“Pensionet do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe për pensionistët në kushte të rrezikut nga coronavirusi”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.
Marrja e pensioneve në banka për pensionistët që nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe edhe atë sipas lartësisë së pensionit:

Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të bëhet më 31.02.2021
Për pensionet nga 11.001 – 14.000 denarë, pagesa do të bëhet më 01.09.2021
Për pensionet nga 14.001 – 18.000 denarë, pagesa do të bëhet më 02.09.2021
Për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa do të bëhet më 03.09.2021.

“Pensionistët të cilët përdorin kartelë bankare mund t’i marrin paratë që nga 31 gusht (e martë). Ata mund ta marrin pensionin në bankomat ose t’i përdorin mjetet për pagesa elektronike”, theksojnë nga MPPS, duke theksuar se sistemi pensional është i sigurt dhe stabil.

Baby Boo