Fillojnë regjistrimet e dyta në shkollat e mesme në Maqedoni


Në shkollat publike të mesme me vende të lira, sot do të bëhet regjistrimi i dytë në afatin e qershorit për nxënësit e vitit të parë të vitit arsimor 2018/2019.

Në regjistrimin e parë më 18 dhe 19 qershor, Ministria për Arsim dhe Shkencë, njoftoi se në regjistrimin e dytë do të ketë 24.086 vende të lira, nga ku 6.068 janë vende nga shkollat e mesme të gjimnazit dhe 17.900 vende të lira janë në shkollat e mesme profesionale. Rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen nesër.

Në regjistrimin e dytë, shkollat e mesme mund të zvogëlojnë minimumin e kërkuar në konkurs për 10 pikë, përveç për gjimnazeve, shkollave ekonomike-juridike dhe tregtare dhe shkollat e mesme medicinale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në regjistrimin e parë për vit të parë në shkollat e mesme për vitin mësimor 2018/2019 janë regjistruar 11.697 nxënës nga 17.590 që kanë konkurruar.

Baby Boo