Filloi rrënimi i Aleancës në Karshiakë, kalime të reja në PDSH


Në vazhdën e aderimeve të reja dje në rradhët e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) kaluan një numër i konsiderushëm të strukturave dhe aktivistëve nga dega e Aleancës (ASH) – Karshiakë.

Personat të cilët kaluan në rradhët e PDSH-së janë: Muarem Imeri – Sekretar i degës në Karshiakë, Sulejman Agushi – kryetar i nëndegës Studenican, Sali Iseni – anëtar i degës dhe Nusret Aziri – nënkryetar i nëndegës në Studenican, si dhe shumë aktivistë të tjerë.

StictyBanner mes postimeve mobil
Këto kalime trasojnë edhe më shumë rrugën e drejtë të Partisë Demokratike Shqiptare dhe i japin fund grupacionit të ASH-së në Studenican.

Partia Demokratike Shqiptare e përshëndet këtë veprim të këtyre personave dhe fton të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh bindjet e tyre politike që të rreshtohen pas “Marrëveshjes politike” që e propozon PDSH-ja dhe lideri i saj Menduh Thaçi.

PDSH – Dega Karshiakë

Baby Boo