“Shqipëria vend i vogël me zemër të madhe”, Zelensky i referohet Nënë Terezës në fjalimin e tij në Kuvend

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky përmendi Nënë Terezën si shembullin më të mirë për dashurinë ndaj njerëzimit. Zelensky e tha këtë teksa theksoi se i është mirënjohësh shqiptarëve që nuk e menduam dy herë se cilin popull do të mbështesnin kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Baby Boo

“Kujtoj Shën Terezën, shqiptaren që është kthyer në simbolin dashurisë ndaj njerëzimit në të gjithë botën. Ajo e mësoi njerëzimin që të mposhtë të keqen. Unë besoj se duke punuar sëbashku me gjithë europianët ne do të jemi në gjendje që ta ndalojmë këtë luftë dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen”, tha Zelensky.