Filloi me punë fabrika e dytë e KIEL Maqedoni në Zonën Ekonomikë në Tetovë


Mundësi për punësime të reja në Tetovë, në Zonën Ekonomike të Tetovës vjen kompania “KIEL” prodhuesi kryesor në Europë i sediljeve për transport publik!

Normak Investment Group, kompania qe menaxhon me Zonën Ekonomike të Tetovës, në krye me presidentin e bordit Aki Etemi, sot ka shpallur investimin e ri te kompanisë Gjermane Kiel.
Kiel është prodhuesi kryesor në Europë i sediljeve për transportin publik, duke përfshirë autobusët, trenat etj.
Me prodhim ne Amerikë, Gjermani, Poloni, Hollandë dhe tani edhe ne Maqedoni.

Kryeministri i vendit Mickoski përpara të pranishmive konfirmoj se aj qëndron në krah të çdo biznesi dhe çdo investitori të ri i cili ka për qëllim ngritjen e ekonomisë së vendit!

Njashtu Etemi njoftoj se Normak me këtë investim arrin në mbi 2500 puntorë mbrenda zones. Poashtu, kompania është ne fazen finale të negociatave edhe me disa investitorë tjerë.