Fillimisht vërejtje, pastaj gjoba për mosmbajtje të maskave


Fillimisht paralajmërim, pastaj dhe gjoba do të marrin ata qytetarë që nuk e respektojnë masën për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve mbrojtëse për hundën dhe gojën, të cilat së bashku me masën për lehtësimin e lëvizjes së kufizuar, filluan të aplikohen nga dje.

Masat e vendosura, siç raportohet nga Ministria e Shëndetësisë, janë kyçe në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qytetarët mund të përdorin një maskë respiratore, maskë kirurgjikale për një përdorim, maskë tekstili për shumë përdorime, shall pambuku etj, si pajisje mbrojtëse, të cilat do të lejojnë ndërprerje të bartjes së virusit

Pajisjet mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të mbahet nëse qytetari qëndron në oborrin e një shtëpie familjare, ngas biçikletë ose individualisht bënë sport jashtë, lëviz në vende publike të llojit të hapur dhe ka mundësinë që ta ruajë distancën minimale të lejueshme prej dy metrash, si dhe nëse udhëton në një automjet me persona që jetojnë së bashku. Pajisje mbrojtëse personale nuk duhet të mbahet në situata kur personi mban pajisje speciale mbrojtëse kur kryen detyra pune.

Baby Boo