Filipçe: Duhet të ketë kontroll të rreptë nëse respektohen masat kufizuese


 Mbi 90 për qind e diagnostifikuarve të rinj tani janë në suaza të klasterëve të njohur, të sëmurë dhe transmetimi i virusit i ndodhur në ngjarje familjare kur janë shkelur  rregullat për tubime masive dhe nuk janë mbajtur maska dhe këto masa restriktive shtesë janë vetëm që të mbrohet edhe popullata tjetër. Insistoj të ketë kontroll të rreptë që të konfirmohet nëse respektohen këto masa restriktive sepse pamë  se pikërisht mosrespektimi është arsye për këtë që po na ndodh tani.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili theksoi se dje masat e miratuara janë vetëm plotësim të atyre që tashmë po implementohen, ndërsa mbi bazë të analizës së hollësishme të rasteve të reja të diagnostikuara  nga vijnë, si dhe kohën prej kur e kanë origjinln.

“Tashmë intensivisht po punohet në terren me grupet, klasterët, janë të njohura  familjet dhe koha në të cilën ka pasur transmetim të virusit dhe si plotësim të kësaj në kuptim të mbrojtjes së zonave më të gjera në të cilat ata njerëz jetojnë, u mor vendim me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse të ketë kufizime në lëvizje. Kjo seriozisht do të kontribuojë që të ulet rreziku nga përhapja e virusit dhe do të ketë pasqyrë krejtësisht tjetër diku nga fundi i kësaj jave”, tha Filipçe.

Ai u bëri apel institucioneve kompetente të cilat duhet të kontrollojnë dhe sanksionojnë dhe veçanërisht fuqishëm të shprehet në terren.

“Ne bëmë apel edhe në një takim të përbashkët me përfaqësuesit e MPB-së dje të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, veçanërisht duke pasur parasysh që këta të infektuar të rinj janë në kohën kur ka pasur masa kufizuese, kur ka pasur ndalesë për tubime masive, kur ka pasur rekomandime për mbajte të maskave mbrojtëse dhe asgjë nga kjo nuk është respektuar”, potencoi Filipçe.

Falënderoi qytetarët të cilët, siç theksoi, ishin të ndërgjegjshëm, u janë përmbajtur masave, ashtu duhet të jetë dhe të qëndrojë.

Të gjithë ne, theksoi Filipçe, duhet të japim shembull si duhet të sillemi edhe fëmijëve tanë edhe më të rinjve dhe të gjithëve në shoqëri, të gjithë funksionarëve të emëruar të ndikojnë, të gjithë liderët fetarë, të gjithë menaxherët në kompani, biznese etj.

“Të gjithë ata të cilët kanë ndikim te njerëzit duhet me shembullin e vet këtë ta thonë sepse ky është realiteti ynë, kjo është jeta jonë e re jo vetëm te ne, por gjithkund në botë”, shtoi Filipçe.

Baby Boo