Filipçe: Testet e sakta, Dimitrievski ka mundësi të jetë shëruar


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se cilësia e testeve që përdoren në vend janë relevante dhe të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sa i përket testeve të kreut të Komunës së Kumanovës Filipçe tha se dallimi ndërmjet dy testeve ishte diku 17-18 ditë dhe me testin e tretë 10 ditë të tjera, që do të thotë se ishte periudhë e mjaftueshme që një pacient të rezultojë negativ. Ndërkaq ai njoftoi se MPB po heton raportin e Inspektoratit shtetëror sanitar sa i përket respektimit të masave për mbrojtje në takimin që u zhvillua në Kumanovë mes kreut të Komunës dhe Qeverisë, në të cilin janë vërejtur një sërë lëshimesh.

Në raportin e Qendrës së Inspektoratit shtetëror shëndetësor janë konstatuar një sërë lëshimesh, prandaj i njëjti është dërguar në Ministrinë e Punëve të brendshme për vlerësim të mëtejmë dhe procedim të rastit. Në këtë drejtim nuk dua asgjë tjetër të komentoj. Raporti i djeshëm është në përgatitje e sipër dhe do të jetë gati sonte ose nesër, pastaj do të njoftojmë për detajet- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo