Filipçe: Të punësuarit e Klinikën së Dermatologjisë mund të kthehen në punë


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se do të kontrollohen 6 pacient tashmë të diagnostikuar me virus korona që janë trajtuar për të vërtetuar nëse ende mbartin virusin korona. Filipçe gjithashtu njoftoi se 64 personat e punësuar në Klinikën e Dermatologjisë, që kanë pasur kontakt me ish-drejtoreshën e infektuar tashmë iu ka skaduar masa e vetizolimit dhe se të gjithë do të testohen dhe varësisht pre rezultateve do të shpërndahen nëpër vendet e punës.

“Sot në Klinikën Infektive po bëhen 6 kontrolle të brisit të pacientëve që tashmë janë akomoduar në spital. Tre pacientë janë në gjendje kritike, njëri në gjendje me rrizik të mesëm dhe dy pacientë janë me pasqyrë të lehtë klinke. Ata do të testohen nëse ende tek ta është i pranishëm virusi.Të gjithë të punësuarit në Klinikën e Dermatologjisë tashmë kanë kaluar 14 ditë në izolim, të gjithë do të testohen dhe do të shpërndahen nëpër vendet e punës”-tha mes tjerash Filipçe.

Baby Boo