Filipçe: Sot finalizohet plani detal dhe rekomandimet për masat kundër Kovid-19


Plani i përgjithshëm dhe rekomandimet për funksionim të vendit në kushte të epidemisë me Kovid-19 do të finalizohen sot, kështu ka deklaruar ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij është e vështirë që të rekomandohet zbutje e masave vetëm për qytete dhe rajone të caktuara, sepse që nga fillimi i ballafaqimit me krizën, qasja ka qenë në nivel nacional.

“Gjatë takimit të djeshëm kemi biseduar për lehtësimin e disa masave, por sot ai diskutim duhet të finalizohet. Duhet të përfundojë i gjithë plani i detajuar dhe rekomandimet për funksionim. I gjithë materiali është gati, por sot do të diskutohet për atë se kur do të caktohet data. Ne kemi krijuar modelin tonë autentik sipas karakteristikave të popullatës. Dy shtete nuk mund të krahasohen. Unë mendoj se kemi bërë një model mjaft të suksesshëm për të luftuar virusin. Është e vështirë të rekomandohet lehtësimi i masave vetëm për disa qytete dhe rajone të caktuara, sepse që nga fillimi kishim qasje në nivelin kombëtar. Edhe lehtësimi do të vazhdojë në këtë mënyrë”, tha Filipce.

Baby Boo