Filipçe: Rrogat në shëndetësi vazhdimisht rriten


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në “Facebook” shkruan se pagat në shëndetësi vazhdimisht rriten dhe se me këtë kontribuohet dukshëm në rritjen e pagës mesatare.
“Bashkërisht me të gjitha rritjet e deritanishme, përfshirë edhe rritjet në muajin shkurt 2020, pagën bazë të mjekut specialist e kemi rritur për 40%, të infermiereve midis 20 dhe 23%”, shrkuan Filipçe.

Ai shton se mjekëve të përgjithshëm u është rritur paga për 25 për qind, ndërsa bashkëpunëtorëve shëndetësorë për 15 për qind.
Ndryshe, sot u Enti Shtetëror për Statistika publikoi pagën neto mesatare në Maqedoni e cila është 28.272 denarë.

Baby Boo