Pasuria e kryetarëve të gjykatave nën vëzhgimin e Anti-korrupsionit

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni ka ndërmarrë nismën për kontrollin e pasurinë së Kryetarëve të gjykatave në vend. Nga Këshilli Gjyqësor thonë se nga antikorrupsioni ende nuk kanë marr propozimin se si do të realizohet kontrolli, e as emrat e gjykatësve të dyshuar për Këshillin ose për Gjykatës, që janë lëndë e interesit të publikut. Për shkak të kësaj, Kryetarja e Komisionit të Antikorrupsionit njoftoi se do të fillojnë kontrollin e pronave të kryetarëve të gjykatave.

“Koha po na shkel prandaj në seancën tjetër, që do të jetë këto ditë ose deri në fund të javës, kemi vendosur të fillojmë me fazën e parë, domethënë në tremujorin e parë, ti vendosim Kryetarët e gjykatave, si hap fillestar dhe pastaj në varësi të statistikave dhe analizave të Këshillit Gjyqësor Republikan do të vazhdojnë më tej, varësisht cilët gjykatës do të na i japin si problematikë – tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Antikorrupsioni nuk ka filluar deri tani kontrollin e gjykatësve, ose sa pasuri kanë arritur, në raport me të ardhurat mujore, shkaku i jo efikasitetit të Këshillit gjyqësor.

“Puna u zvarrit shumë duke e pritur Këshillin Gjyqësor. Me siguri edhe ata kanë aktivitetet e tyre, derisa na i dorëzojnë ato të dhëna që ne i kërkojmë – u shpreh Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Baby Boo