Filipçe: Propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse është që të kemi orë policore nga e enjtja deri të hënën


Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se nesër qeveria në seancë do të diskutojë se çfarë masa do të ndërmerr në lidhje me këtë vikend, pas janë festat e 1 majit.

Ai ka thënë se propozimi i Komisioni për sëmundje ngjitëse është që të ketë orë policore nga e enjtja deri të hënën.

“Ky propozim i Komisioni do të diskutohet nesër dhe është që nga e enjtja pasdite deri të hënë të ketë orë policore. Por është vetëm propozim dhe nesër do të diskutohet më shumë. Nesër në seancë të qeverisë do të merret vendimi pas çka do të njoftojmë qytetarët, gjegjësisht opinionin”, ka thënë Filipçe.

Baby Boo