Pas lindjes së Ninas, Fero dhe Arbenita kanë marrë këtë vendim


Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë bërë prindër për herë të parë para dy ditësh.
Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur. Arbenita ka zbuluar dhuratën e parë që ajo ka marrë. Bukuroshja ka publikuar një foto në InstaStory ku shihet një biberon i personalizuar në ngjyrë rozë, me emrin Nina.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo. Fero ka ndarë në InstaStory një foto të vogëlushes së tij, teksa shkruan krahas saj “Elhamdulilah”. Por ia ka mbuluar fytyrën.

Në ditën më të bukur të jetës së saj, kur u bë nënë për herë të parë, Arbenita gjithashtu mori lajmin më të hidhur të jetës. Babai i saj humbi be*tejën me Covid-19, me të cilin po lu*ftonte prej ditësh. Lajmin e hidhur e dha e para motra e Arbenitës, Almedina, e cila në një status në Facebook shkroi:

“Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe vi*ktimat.
Nje nga vi*ktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq.”

Baby Boo