Filipçe: Presim përgjigje për vaksinën ruse kundër Covid-19


Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në Alsat, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka folur edhe për vaksinën ruse kundër Covid-19 dhe ofertën e tyre për bashkëpunim me autoritetet shëndetësore në vendin tonë.

“Jemi akoma duke pritur përgjigjet e pyetjeve që i kemi dërguar ambasadorit rus, i cili disa herë ka iniciuar bashkëpunim mbi vaksinën ruse. Ne kemi dërguar pyetje profesionale sepse nuk kemi të dhëna specifike se deri në cilën fazë të provës klinike është vaksina, kur pritet të dalë, nëse do të jetë e mundur të blihet jashtë Rusisë, cili do të jetë çmimi”, tha Filipçe.

Baby Boo