Bu*rgu i Tetovës pajiset edhe me sallë fitnesi


Pas pishinës dhe zhvillimit të koncertit bu*rgu i Tetovës është pajisur edhe me sallë fitnesi ku të bu*rgosurit do të mund të shfrytëzojnë për aktivitetet e lira. Këtë e njoftoi drejtori i Bu*rgut të Tetovës, Qefali Havziu përmes profilit në Facebook.

“Bu*rgu i Tetovës është një ndër institucionet ndëshkuese ku kohëve të fundit është përpjek për të përmirësuar kushtet sadopak sepse është objekt i vjetruar dhe me vështirësi i riparueshëm”, shkroi Havziu.

Sallë fitnesi në bu*rgun e TetovësSallë fitnesi në bu*rgun e Tetovës
Në fillim të këtij muaji të bu*rgosurve në Bu*rgun e Tetovës u ishte siguruar pishinë për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere. Pishina ishte siguruar në kuadër të programit të sektorit të risocializimit. Ndërkohë, muajin e kaluar në Bu*rgun e Tetovës u mbajt koncert ku paraqitje kishin pasur SHA Jehona Malësia nga Tetova dhe banda muzike “DALE” nga Gostivari.

Baby Boo