Filipçe: Po përgatisim sistemin shëndetësor për valën eventuale me virus në vjeshtë


Në Sveti Nikollë kemi një valë më të madhe të infektuar kjo valë është e lidhur me një grup nga Shtipi tha sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili vizitoi sot Qendrën Shëndetësore në Sveti Nikollë. “Ne për vizitë jemi në Sveti Nikollë ku kemi një valë më të madhe të të infektuarve. Në këtë qytet numri i rasteve është rreth 100 origjina e valës është e lidhur me një grup nga Shtipi.

Shumica e të infektuarve janë nga konfeksionet në qytet” tha Filipçe.
Ministri më herët përmes rrjetit social Facebook informoi se po përgatisin sistemin shëndetësorë për valën eventuale me coronavirus në vjeshtë.

“Kryetarët e 16 komunave mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive për krijimin e “Qendrave të Covid” rajonal në qytetet ku tashmë ekzistojnë spitalet e përgjithshme dhe qendrat shëndetësore. Qëllimi është të sigurojmë trajtim të duhur për pacientët pozitivë për Covid-19 pa kompromentuar funksionimin e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve të tjerë” ka shkruar Filipçe./Telegrafi/

Baby Boo