Filipçe: Po ballafaqohemi me valë të fortë të koronavirusit por shumica e të prekurve janë asimtomik (VIDEO)


Numri më i madh të jetërave të humbura në vendin tonë si pasoj e koronavirusit, janë shkaktuar për shkak se pacientët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese, siç janë sëmundjet kronike. Kështu thotë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, për numrin e madh të viktimave nag Covid-19, në vendin tonë, i cili për momentin korrespodon 193 persona.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Sipas të dhënave të historisë së sëmundjes, numër i madh i përqindjes janë pacientë që paraprakisht kanë pasur sëmundje të tjera kornike. Sipas statistikave të sotme nga 193 personat të vdekur, numri më i madh janë të moshës mbi 60 vjet, kurse 76% janë regjistruar shumë komorbiditete, para se gjitahsh mendoj për sëmundje kronike, të sistemit kardio vaskular, mushkrive të bardha dhe sëmundjes së sheqerit”.

Ai bëri me dije se ditëve të fundit kanë punuar që të jetë në dispozicion spitali i improvizuar pranë Klinikës Infektive, duke pasur parasysh se është rritur numri i të infektuarve dhe i pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Me këtë rast ai njoftoi se poashtu i kanë përforcuar dy klinikat kryesore të cilat trajtojnë numër më të madh të pacientëve. Në Klinikën Infektive tha se janë dërguar 5 mjek, 27 motra medicinale. Në spitalin “8 shtatori”, 6 mjek dhe 20 motra medicinale.

Sa i përket zgjdhjeve, ministria tha se i janë në dispozicion të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për çdo gjë, ndërkaq shtoi se Prtotokolli edhe për këtë proces është i njejtë, përfshin mbajtje të distancës, të maskës dhe përdorimi i dezinfektuesëve për duar.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

“Besoj që të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, në përgatitjen e proceseve të zgjedhjeve, në mbajtjen e zgjedhjeve do ju përmbahen masave. Protokolli është bërë në bazë të argumenteve mjekësore të epidemiologëve dhe kjo nuk është diçka që nuk egziston si rekomandim dhe për cilin do proces dhe subjekt ose organizator. Mbajtja e distancës, maskës dhe përdorimi i dezinfektuesit e duarëve janë gjëra që çdo proces e bëjnë të sigurtë”.

Ministri FIiipçe, tha se ka persona të cilët gjatë anketave epidemiologjike japin adresa të gabuara, numra të gabuar të telefonit. Ai gjithashtu deklaroi se kanë problem me dorëzimin e vendimeve për vetizolim. Sipas tij, një nga opsioni është të bëhen publike emrat e personave të cilët duhet të jenë në vetizolim, për shkak se refuzojnë të bashkëpunojnë.

Ministri theksoi se edhe në vendet e rajonit ka rritje të numrave të rasteve të reja me Covid-19. Madje njoftoi se ka biseduar në telefon me minstrat të Shqiptarisë dhe të Serbisë, duke shkëmbyer përvoja rreth situatës me epideminë. Emine Ismaili /SHENJA/

Baby Boo