Filipçe paralajmëron masa restriktive në shtator


Qytetarët duhet të vaksinohen për të mbrojtur veten e tyre. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse nuk vaksinohen mund të përfundojnë në spital dhe të kenë komplikime të rënda. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili ka paralajmëruar për masa të reja restriktive nëse vendi ballafaqohet me një valë të rë.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Nëse përballemi me një valë të re, do të ketë kufizime nga shtatori. Ne nuk mund të vuajmë nëse dikush nuk vaksinohet. Një përqindje e lartë e të infektuarve janë të pavaksinuar dhe ne jemi akoma larg imuniteti kolektiv prej 80 përqind”
Gjatë konferencës për shtyp ai ka njoftuar se në vendin tonë janë evidentuar edhe pesë raste të reja me llojin “Delta” i cili sipas të dhënave më të reja shkencore përhapet më shpejtë.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”.

Përndryshe, në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë bërë 3219 teste dhe janë regjistruar 21 raste të reja të COVID-19 dhe atë: Shkup – 8, Tetovë – 4, nga 3 rast në Kumanovë dhe Gostivar.
Një person ka humbur jetën. Ndërkohë janë regjistruar edhe 14 pacientë të shëruar nga Kovid-19. Numri i rasteve aktive është 227

Baby Boo