Filipçe paralajmëroi kontroll në të gjithë banjat e Maqedonisë


Në të gjitha banjat do të ketë kontroll. Ajo çka u vërejt në banjën e Katllanovës e sanksionojmë në çfarëdo mënyre çka janë të ndaluara për aktivitetet shëndetësore dhe i paralajmërojmë qytetarët që t’i kryej punët në pajtim me rregullat ligjore. Si ka qenë deri më tani me të vërtet s’mund të përgjigjem. Jo të gjithë banjat janë të regjistruar si ndeje private shëndetësore, por si SHP ose SHPK. Kjo është diçka që ne do ta rregullojmë sipas ligjit .

Këtë thotë e theksoi ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe i cili tha se bëhet fjalë për proces që po e vëzhgojmë.

“Nga Inspektorati sanitar dhe shëndetësor, është e ndaluar kryerjen e këtij aktiviteti dhe zyrtarisht personat nga bana janë dërguar tek shërbimet e Ministrisë dhe atë në mënyrë ligjore e kryen këtë regjistrim sipas kritereve tona për regjistrim e një institucioni mjekësor, thekson Filipçe.

Ai informon se pas zbulimit të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor sot është caktuar mbledhje me Fondin për Siguri Shëndetësore të Maqedonisë në të cilën do të shqyrtohet ky problem. /Telegrafi

Baby Boo