Donaldi heq dorë nga dhurata e Big Brother: Do ua jap 7 çifteve


Donaldi ka vendosur të heqë dorë nga dhurata e Big Brother, të cilën produksioni ia dha pasi vendosi në një nga puntatat të hapte kutinë e Pandorës. Dhurata konsistonte në një udhëtim që do t’i lejonte të vizitonte disa vende të botës.

Përmes një videoje në Instagram, Donaldi ka deklaruar se dhurata do tu jepet shtatë çifteve që nuk kanë pasur mundësi të shkojë në një udhëtim bashkë.

“Dhuratën time për udhëtimin në botë në 7 destinacione do jua dhuroj 7 çifteve që kanë dëshirë të shkojnë bashkë në një udhëtim. Nëse keni një mik ose mikeshë që është çift komentoni emrat e dy personave dhe arsyen pse duhet ta bëjnë këtë udhëtim”, shprehet Donaldi.

Baby Boo