Filipçe: Në këtë moment nuk ka indikacione për masa shtesë


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme pë shtyp ka deklaruar se momentalisht nuk ka indikacione për masa shtesë.

“Në këtë moment nuk ka indikacione pë masa shtesë. Masat shtesë nënkuptojnë kufizim të lëvizjes, Kjo është gjëja e vetme, ekstra nga ajo që në këtë moment po bëhet në bazë të aktiviteteve të epidemiologëve në teren, për ta zvogëluar transmetimin. Duke u bazuar në atë se po hetohen kontaktet, po vendosen në izolim, po përdorim këto instrumente për të tejkaluar problemin me të cilin po përballemi. Për tani nuk ka nevoj për masa shtesë”, ka deklaruar Filipçe.

“Sa i përket qëndrimit të BE-së dhe KE-së, sot kanë mbledhje, në të cilin do të analizojnë të gjitha të dhënat. Është edhe përfaqësuesi jon që do të merr pjesë në atë mbledhje dhe do të shohim se çfarë do të diskutohet”, është përgjigjur Filipçe në pyetjen nëse qytetarët a do të mund të udhëtojnë në vendet e BE-së dhe në bazë të cilave kritere.

“Nuk kam informacione për Wizz Air dhe as për ndonjë kompani tjetër dhe pë asnjë qëndrim të tyre”, ka deklaruar më tej Filipçe./Shenja

Baby Boo