Filipçe: Mendoj se pikun e kemi kaluar


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se në Maqedoni nuk ka ndodhur skenari i Italisë dhe se vazhdimisht është duke u siguruar shtretër shtesë për personat e sëmurë. Ai tha se sot numri është pak më i ulët, rreth 1200.

“Mendoj se edhe tani por edhe më herët skenar I tillë si në Itali nuk ka ndodhur në vendin tonë, ne vazhdimisht sigurojmë vende dhe mjekim për të gjithë. Sot numri është pak më I vogël, rreth 1 200 duhet të jetë. Të mos shpejtoj me deklaratat, pasiqë duhet ta ndjekim edhe këtë javë, por me siguri pikun e kemi lënë pas nesh, por atë do ta themi dikund kah fillimi I javës së ardhshme”, tha Filipçe

Baby Boo