Filipçe: Mbetem i përkushtuar në politikat shëndetësore në interes të së mirës së gjithë qytetarëve


Ministria e Shëndetësisë mbetet e hapur për të gjithë, kurse unë qëndroj edhe mëtej i përkushtuar ndaj politikave shëndetësore në interes dhe të mirën e të gjithë qytetarëve, ka shkruar ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në profilin e tij në Fejsbuk.

Si institucion, shkruan Filipçe, ne vazhdojmë të dëgjojmë nevojat e qytetarëve dhe së bashku me pacientët, OJQ-të dhe punonjësit shëndetësorë për të krijuar sistem shëndetësor ku pacientët janë në vend të parë.
“Qëllimi ynë janë pacientë të kënaqur, punonjës shëndetësor të vlerësuar dhe të motivuar. Unë vazhdoj të punoj pa u lodhur dhe me përkushtim në këtë, qytetarët meritojnë më të mirën, qytetarët meritojnë shëndet publik cilësor të disponueshëm për të gjithë!”, ka shkruar në FB Venko Filipce i cili do të jetë ministër i Shëndetësisë edhe në qeverinë e re.

Baby Boo