Filipçe: Kafenetë paraqesin rrezik me orar më të zgjatur se në 18


Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se në festat e fundvitit kafenetë dhe restorantet duhet të punojnë me orar të shkurtuar edhe atë deri në 18h. Sipas tij kjo pasi që qytetarët mund t’i rrëmbejë atmosfera e festave dhe paraqitet rrezik për përhapjen e virusit korona.

“Po vjen një periudhë kur mund të ndodhin grupime të qytetarëve, posaqërisht në objektet hotelierike, marrë parasysh se po vijnë festat e fundvitit. Atmosfera e festave të fundvitit në një farë forme i rrëmben qytetarët. Kemi patur diiskutim sa i përket orarit që duhet të propozohet për mbylljen e objekteve hotelierike.

Ato punojnë mirë kur respektohen protokollet. Në këtë aspekt vlerësojmë se deri në orën 18, me një respektim të mirë të protokolleve. Mirëpo më shumë orë të lira pas orarit të punës, vlerësojmë se janë rrezik.” – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Baby Boo