Filipçe jep detaje për lehonën nga Kumanova, pozitive me KOVID-19


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka publikuar detaje për rastin e lehonës 27-vjeçare nga Kumanova e cila ka rezultuar pozitive në KOVID-19.

Sipas asaj që deklaroi Filipçe, lehona ka pasur kontakt me persona të familjes i cili ka pasur simptome të virusit korona.

“Lehona e moshës 27-vjeçare nga Kumanova, e cila u pranua më 31 mars në Klinikën Gjinekologjike dhe për Akusheri, në orët e mbrëmjes, me shenja të zvogëlimit të ujit të placentës, ka lindur me operacion cezarian. Ajo është në izolim, sepse ka qenë e prekur me virusin korona dhe për këtë tregojnë edhe të dhënat e mjekëve amë. Është marrës strisho dhe ai ka arritur më 31 mars, për çfarë ka rezultuar pozitiv. Ka lindur djalë dhe gjendet në mjekim intensiv, është i izoluar, por nuk gjendet në ventilim mekanik. Sot edhe fëmijës do t’i merret strisho edhe pse kemi kontaktuar literaturë shkencore që thonë se shumë përqindje e vogël kanë transmeton vertikal të sëmundjes nga nëna”, tha Filipçe.

Lehona gjatë pranimit në Klinikë ka qenë pa temperaturë, por ka deklaruar se gjatë ditëve paraprake ka pasur temperaturë dhe është ankuar për kollitje të thatë dhe se një person në familje dyshohet se ka pasur virusin korona.

Lehona tash është zhvendosur në Klinikën infektive, ndërkaq fëmija gjendet për mjekim në Klinikën për kujdes intensiv.

Baby Boo