Më 10, 11 dhe 12 janar në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit


Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Shkupit se më 10, 11 dhe 12 janar (e hënë, e martë dhe e mërkurë) do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, pasi që në ditët e përmendura në Maqedoninë e Veriut për vizitë zyrtare do të qëndrojë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

MPB-ja do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën e gjerë qendrore të Shkupit.

SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion që t’u binden urdhrave të policëve të uniformuar.

Baby Boo