Filipçe: Jemi të gatshëm për masa shtesë restriktive


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që në fillim të javës së ardhshme, të marrë rezultatin e masës së kufizimit të lëvizjes – orës policore.
“Pritshmëritë janë, që pas hyrjes në fuqi të një maseje, rezultatet do të jenë të dukshme pas 7 ditësh. Kështu që, në fillim të javës së ardhshme presim rezultatet e orës policore”, tha Filipçe në Koçan.

Ai ka deklaruar, se qëllimi i orës policore ishte të kufizonte lëvizjen e të rinjve, megjithatë shtoi, se autoritetet shëndetësore janë të gatshme për masa shtesë restriktive.
“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa shtesë restriktive, nëse masat e deritanishme nuk japin efektet e dëshirueshme”, tha më tej Filipçe.

Baby Boo