Kasami ka punuar mbrëmë bashkë me puntorët e NPK-së!

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me drejtorin e NKP “Tetova” Tetovë, Nuredin Fetai sonte ju janë bashkuar puntorëve të NKP për të pastruar trotuaret e qytetit nga bora dhe ngricat.

Baby Boo

Kasami ka vënë në pah punën e rëndë që bëjnë puntorët e NKP derisa qytetarët flenë të qetë nëpër shtëpitë e tyre. “Përderisa të gjithë në këto temperatura të ulëta janë nëpër shtëpitë e tyre, ata, heronjtë e qytetit kujdesen për hapësirat publike. Sonte bashkë me ta pastruam trotuaret nga bora dhe ngricat e krijuara nga temperaturat e ulëta” ka shkruar Kasami.