Filipçe: Është mirë që ka rritje lineare të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi


Në këtë moment është mirë që kemi rritje lineare të numrit të rasteve, përafërsisht numër të njëjtë çdo ditë, e jo në mënyrë eksponenciale, por ne jemi të gatshëm të pranojmë dhe të trajtojmë pacientë madje edhe po të ketë rritje. Plotësisht janë mobilizuar punonjësit shëndetësorë, janë të gatshme kapacitetet. Kemi edhe persona të shëruar dhe jemi plotësisht në gjendje që të amortizohet pranimi i pacientëve. Terapia tashmë është aplikuar te pacientët te të cilët është specifikuar në pajtim me analizat e EKG-së së tyre. Tërësisht mirë në mënyrë profesionale po përballen kolegët në të gjitha institucionet publike.

Këtë sot e theksoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri në të cilën tha se njëri nga anëtarët e ekipit rezervë në Klinikë për Kardiologji në punë ka shfaqur simptome.

“Ky është rast në pjesën e angiosallës ku nuk ka pacientë të shtrirë por pacientët që vijnë vetëm për intervenim. Në këtë pjesë mjekët lidhur me kontaktin ndaj pacientëve janë tërësisht të mbrojtur për shkak se kështu është teknologjia e punës. Por, nëse konstatohet se dikush është paraqitur në punë i vetëdijshëm se edhe paraprakisht ka pasur simptome do të ndiqen sanksione më të ashpra”, tha Filipçe

Potencoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 raste të reja me koronavirus në vend, edhe atë 11 në Shkup, katër në Prilep, dy në Kumanovë dhe një në Tetovë, me çfarë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 sot deri në orën 12 është 219 persona. Sipas vendit të jetesës, deri më tani raste me KOVID-19 janë regjistruar në Shkup (134), Dibër (43), Kumanovë (17), Shtip (tetë), Prilep (gjashtë), Ohër (tre), Veles (tre), Kavadar (dy), Tetovë (dy) dhe Gostivar (një).

Nuk duhet të ketë dyshim aspak dyshim, theksoi Filipçe, se nuk jepen numra të saktë, numrat absolutisht janë të sakta, nuk mund të jetë ndryshe, i ndajmë me përfaqësuesit zyrtarë të OBSH-së, dhe këtu nuk ka hapësirë për manipulim.

Theksoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive janë hospitalizuar 41 pacientë prek të cilëve shtatë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, por ato janë në mënyrë respiratore të pavarur , nuk u nevojitet ndihmë nga ventilimi mekanik, 27 pacientë janë mesatarisht rëndë dhe shtatë janë me simptoma me të lehta, ndërsa stabile është gjendja edhe e pacientes nga Shtipi.

Nga Enti për Rehabilitim në Kozle, sqaroi ende vazhdojnë kontrollet, anketat, janë marrë materiale të edhe 18 të punësuarve, menjëherë pas arritjes së të gjitha rezultateve do të bëhet plan për funksionimin e këtij institucioni, ndërsa ekziston mundësi më e madhe nga e hëna të punojë vetëm pjesa e ambulancës me orar përkatës të punonjësve shëndetësor.

Ai tha se sot u janë ndarë maska mbrojtëse mjekëve amë. Bëhet fjalë për donacion prej 3.000 maska gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot edhe 3.000 maska kirurgjikale të cilat do t’u ndahen mjekëve amë.

Lidhur me informacionin me çmimet e testeve, theksoi se e kanë komentuar dokumentin e publikuar për furnizimin e testeve i cili çmim i rregullt i tregut, por paraqitur çmim dukshëm i lartë prej afër 5.000 denarë dhe ky nuk është çmimi sipas të cilit furnizohen testet.

Paralajmëroi se në fillim të javës së ardhshme pritet vendosja e spitalit mobil deri te Spitali për Sëmundje Infektive. “Atje do të vendosen objekte në të cilat do të vendosen afër 130 shtretër me çfarë kapaciteti i Klinikës për Sëmundje Infektive dyfishohet me tualete përkatëse, korridore të thata me të cilat do të komunikohet me të”, tha Filipçe.

Baby Boo