Beatrix reagon ash*për ndaj opinionistes Balina Bodinaku: “Të jetë hera e fundit që ti shp*if për mua, ose do të ndjek rrugë ligjore”


Pas një heshtje në rrjetet sociale, këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj ka reaguar dhe këtë herë ndaj opinionistës së Big Brother VIP, Balina Bodinaku.
Përmes disa postimeve në InstaStory, Beatrix ka publikuar një të opinionistes së BB VIP, për të cilën tha se nuk mund të ia ulë vlerat pavarësisht se po mundohej.

Ajo ka publikuar bisedën në të cilat Bodinaku pretendonte që këngëtarja është ‘në pushime me të dashurin e saj’.
Kjo ka bërë që Beatrix të ‘shpërthej’, madje ajo paralajmëroi opinionistën se nëse vazhdohen shpifjet ndaj saj ajo do të ndjek rrugët ligjore.

“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua ke e lirë ta bësh kur të duash, por të mundohesh të influencosh mbështetësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instinktin e kam pasur të saktë. Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale. Me sa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qaf, prandaj kjo të jetë e fundi që ti shpif për mua ose ndryshe do të ndjekë rrugë ligjore”, ka shkruar Beatrix në njërin nga postimet.

Kujtojmë që ditën e djeshme (14 shkurt) u raportua që Beatrix është në pushime në Dubai, madje këtë e vërtetonte edhe një imazh i kushërirës së saj, Anxhelinës në foton e të cilës dallohej tatuazhi që ish-banorja e shtëpisë së famshme ka në krah.

Ndërkohë, mbrëmë Beatrix ka postuar dhurata që pranoi nga vëllai i Donaldit, Romeo dhe fansat e tyre.

Baby Boo