Filipce e pranon: I gënjeva qytetarët, nuke vaksinova mbesën time me vaksinë MRP


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçi, tha në një intervistë në Radio Evropa e Lirë, se fotografia e tij me mbesën duke e vaksinuar ishte sajim, pasi ai kishte për qëllim të risiguronte qytetarët se vaksinat janë të sigurta, por se ajo është ende e vogël dhe nuk mund të vaksinohet nga MRP.

Filipcë tha se, gjithmonë është mirë të tregohet me një shembull personal se diçka është e sigurtë. Dhe në këtë drejtim ishte vaksinimi i mbesës sime, por e cila është ende e vogël dhe nuk mund të vaksinohet nga MRP, por njoftimi ishte që ne, si autoritete shëndetësore, të sigurojmë të gjithë qytetarët, prindërit e fëmijëve të vegjël se vaksinat janë të sigurta . Procesi i vaksinimit është absolutisht i sigurt, është një investim real në shëndetin e fëmijëve. Veprimi im ishte në lidhje me të gjitha këto argumente, tha mes tjerash në intervistë Filipçe.

Baby Boo