Filipçe deklarohet: “Disa mediume kanë gabuar gjatë raportimit për rastet në Sistina’


Sa i përket publikimeve në një pjesë të mediumeve për numrin e rasteve pozitive nga pacientët e testuar në Sistina, Ministria e shëndetësisë jep këtë sqarim:

Testet të cilat i përdor klinika private Sistina janë të një lloji ndryshe nga testet e të gjitha institucioneve të tjera. Ato teste e zbulojnë praninë e antitrupthave të virusit COVID-19, ndërsa testet e tjera në mënyrë të drejtpërdrejtë e zbulojnë praninë e vetë virusit.

Si pozitiv konsiderohen ato pacientë që janë pozitiv për virusin dhe vetëm ato evidentohen në statistikë ditore. Të gjithë pacientët që rezultojnë pozitiv në testet për antitrupthat të cilat i bën Sistina, detyrimisht duhet të bëjnë test në ISHP për të vërtetuar praninë e virusit, në pajtim me vendimin e Komisionit për sëmundje infektive pranë Ministrisë.

Baby Boo