Digjet makina e kompanisë shqiptare në Bujanoc, Kamberi thotë se është pasojë e politikës së Vuçiqit


Një makine të kompanisë shqiptare “Saba Bellça” në Bujanoc i është vënë zjarri.

Këtë e ka thënë kryetari i kësaj komune, Shaip Kamberi, duke shtuar se kjo është pasojë e politikës albanofobe së cilës, sipas tij, ditëve të fundit i ka paraprirë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, për një invazion të shqiptarëve mbi Vranjën. Ai thotë se pasojat tash po bien mbi kurrizin e kompanive shqiptare, njofton Klan Kosova.

“Vënia e zjarrit nëpër makineritë e kompanisë “Saba Bellça”, përveç që dëshmon mosgatishmërinë e shtetit për t’i mbrojtur kompanitë shqiptare, ajo flet edhe për mentalitetin e mbrapshtë që u përket viteve të ’90 ta”, ka thënë Kamberi përmes Facebook.

“Përveç dëmtimit të drejtpërdrejtë të shkaktuar kompanisë shqiptare “Saba Bellça”, një gjest i tillë ngjall frikën jo vetëm ndaj kompanive shqiptare por dëshmon edhe mungesë të stabilitetit për investitorë të huaj”.
“Heshtja e institucioneve kompetente për të pestën herë radhazi le të kuptohet që ato ose nuk janë të gatshme për t’i mbrojtur dhe trajtuar në mënyrë të barabartë të gjitha kompanitë e suksesshme ose përkrahin fushatën antishqiptare që ka për qëllim pengimin e biznesit shqiptar”.

Ai ka thënë se shpreson që ky rast të mos kalojë në heshtje.

“Besoj që kjo problematikë duhet të ngrihet në instancat më të larta vendore dhe kombëtare”.

 

Baby Boo