Fifi: Prap jam e lumtur që mund të dashuroj pa kontroll


Këngëtarja e njohur Fifi është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë u përgjigjet pyetjeve të fansave në InstaStory.
Në bisedën e fundit artistja ka zbuluar hapur problemet e saj të theksuara me ankthin, madje sipas saj, ankthi e ka lënë atë me pasoja mjaft serioze, si takikardia.

Ndërsa, përkundër këtyre shprehet se pavarësisht kësaj, ka arritur ta kontrollojë veten dhe është e lumtur.

“Po kam kaluar dhe normal që ka pasoja ajo gjë. Mua më ka lënë takikardinë ama kjo është e veçanta ime dhe e kontrolloj unë atë, jo ajo mua. Nuk përballoj dot emocione të forta as negative as pozitive, e prapë jam e lumtur që mund të dashuroj pa kontroll”, ka shkruar Fifi.

Baby Boo