FIFA dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë për transparentin çetnik në tribuna


Federata e Futbollit të Serbisë u gjobit për të dytën herë në Kupën e Botës, kësaj radhe për shkak të transparentit që bartnin tifozët serbë, dhe ku lavdërohej organizata nacionaliste nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi në ndeshjen kundër Brazilit (0:2), ndërsa FF e Serbisë duhet të paguajë 20 mijë franga zvicerane (rreth 17.200 euro). FIFA bën të ditur se kanë nisur procedurë disiplinore kundër FF të Serbisë për “transparentin politik dhe ofendues”.

Më tej FIFA njofton se është gjobitur edhe Federata e Futbollit të Rusisë me 10 mijë franga (rreth 8.600 euro) për “transparentën diskriminuese”.

FIFA dhe aktivistët e rrjetit botëror FARE që luftojnë kundër racizmit në Botëror thonë se në transparentë ishte numri 88, i cili njihet si një kod i ekstremit djathtist për fjalën “Heil Hitler”, sepse H është shkronja e tetë e alfabetit. Transparenta e diskutueshme u theksua në ndeshjen Uruguaj – Rusi 3:0.

Federata e Futbollit të Marokut është dënuar me 65 mijë franga (rreth 56 mijë euro) për shkak të sjelljes së pahijshme të lojtarit Noureddine Amrabat dhe asistentit të trajnerit Patrice Beaumelle, duke hyrë në fushë pas fishkëllimës së fudit të gjyqtarit të gjashtë anëtarëve të ekipit kombëtar, duke hedhur objekte në fushë nga tifozët dhe për ardhjen e presidentit të Federatës Fouzi Lekja në hapësirën e stafit teknik gjatë ndeshjes. Të gjitha shkeljet disiplinore janë bërë në ndeshjen kundër Spanjës (2:2).

Gjithashtu Federata e Futbollit të Meksikës u gjobit me 15 mijë franga zvicerane (rreth 13 mijë euro) për sjellje të pahijshme nga tifozët dhe hedhjen e gjërave në fushë gjatë ndeshjes në të cilën Suedia fitoi me 3:0.

Baby Boo