Fero bëhet me veturë të re BMW X6, kushton mbi 70 mijë euro


Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është bërë me veturë të re.

Artisti, i cili ka ndërtuar një karrierë të bujshme prej vitesh, tregon se ka bërë një investim të ri.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në InstaStory, ku shfaqet duke mbajtur në qafë vajzën e tij, Nina.

Bëhet fjalë për një makinë BMW X6, modelit më të ri, 2022, që sipas një hulumtimi vlera e tij shkon nga 70 deri në 100 mijë euro.

“Urime për veturën më të re BMW X6, 2022”, thuhet në postim.

Kjo vjen pak javë pasi bëri njoftimin se i është bashkuar kompanisë muzikore, ON Records.

Ai u rikthye nën menaxhimin e Met Elshanit pas dy vitesh që kishte ndërprerë kontratën me labelin e lartpërmendur.

Baby Boo