Studentët e drejtimeve deficitare në Maqedoninë e Veriut do të mund të fitojnë mbështetje financiare nga Ministria

Të gjithë studentët e drejtimeve deficitare në fushën e kulturës, që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, do të kenë mundësi të aplikojnë deri më 31 dhjetor për mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës.

“Të mos jenë më të moshuar se 27 vjet për studimet e ciklit të parë, gjegjësisht nga mosha 30 vjeçare për studimet e ciklit të dytë, gjegjësisht nga mosha 35 vjeçare për studimet e ciklit të tretë”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës, duke theksuar që për çdo paqartësi mund të paraqiten në numrin e telefonit 3240 595.

Në Konkursin e publikuar, Ministria ka sqaruar se kush ka të drejtë të shfrytëzojë këtë mundësi, duke përfshirë studentë të artit të baletit, artit muzikor, artet vizuale, artit dramatik, bibliotekonomi dhe dokumentim dhe konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore; teatrit, muzikës, vallëzimit, letërsisë, arteve vizuale, arkitekturës dhe dizajnit.

Të ketë të përfunduar arsimin e mesëm me notë mesatare të paktën 4,5; të ketë të mbaruar ciklin e parë, gjegjësisht ciklin e parë dhe të dytë të studimeve me sukses mesatar të paktën 8,5; janë disa nga kriteret që përcaktohen në Konkurs.

Baby Boo