Fauci: Mbajtja e dy maskave është më efektive


Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se mbajtja e dy maskave, është më efektive për të parandaluar përhapjen e Covid-19, shkruan CNBC.

Kur u pyet nëse ka ndonjë ndryshim mes maskës N95 dhe dy maskave, Fauci pohoi se edhe dy maska mund rrisin sigurinë për ë parandaluar infektimin nga virusi korona.

“Sepse, dua të them, kjo është një mbulesë fizike për të parandaluar futjen e pikave dhe virusit. Pra, nëse keni një mbulesë fizike me një shtresë, vendosni një shtresë tjetër, ka kuptim të thjeshtë që ka të ngjarë të jetë më efektive dhe kjo është arsyeja pse i shihni njerëzit ose të maskojnë dyfish ose të bëjnë një version të një N95″- tha ai.

Në SHBA betejën me Covid-19 e kanë humbur mbi 420 mijë persona.

Baby Boo