Fatos Nano sërish në intubim, i rëndohet gjendja shëndetësore


Teksa një ditë më parë ishte në gjendje të stabilizuar, orët e fundit kanë sjell përkeqësim të shëndetit të ish-kryeministrit shqiptar, Fatos Nano.

Burime nga spitali për Klan News, bëjnë me dije se ai është futur sërish në intubim në repartin e reanimacionit për shkak se parametrat jetësorë nuk janë në nivelin e duhur.

Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problemi kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Ish-kryeministrit i është kthyer në një shqetësim kronik, dhe për këtë arsye, brenda këtij viti është paraqitur disa herë herë në spital për të marrë shërbim mjekësor.

Hera e fundit ishte të enjten e kaluar, ku Fatos Nano u paraqit në gjendje të rënduar.

Gjendja u bë publike vetëm dy ditë më parë, ndërsa u panë sinjale pozitive pasi doli nga intubimi.

Por në orët e fundit situata e tij është përkeqësuar dhe për këtë arsye mjekët kanë vendosur të ndjekin një procedurë tjetër trajtimi për të normalizuar parametrat jetësorë të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Baby Boo