Përdhunimi i 19-vjeçares , vajza kishte pasur dy lidhje paralele


Ngjarja e rëndë që u publikua dje në media për përdhunimin e një vajze 19-vjeçare nga dy djem në Këlcyrë shkaktoi zemëratë tek njerëzit.
Në detajet e zbardhura për ngjarjen rezultoi se djemtë kishin shantazhuar vajzën me video derisa e kishin përdhunuar.

Ngjarja është njoftuar dje nga policia e Përmetit, sipas së cilës ka qenë vetë 19-vjeçarja nga fshati Goricë e cila ka bërë denoncimin në polici.
Mësohet se 19-vjeçarja me iniciale N. M., prej disa kohësh ishte në një lidhje dashurie me një të ri 18-vjeçar i cili është njëri prej të akuzuarve për ngjarjen e rëndë.

Sipas informacioneve bëhet me dije se 19-vjeçarja kishte dy lidhje dashurie njëkohësisht.
I dashuri 18-vjeçar, i akuzuar për përdhunim, ka mësuar për lidhjen tjetër të vajzës dhe e ka fotografuar në momente intime.
Prej këtij momenti ai së bashku me shokët i kanë bërë shantazh vajzës se do bëjnë publike videot dhe fotot.

Kërcënimet kanë qenë shkaku që vajza të takohet me të dashurin mbrëmjen e së mërkurës.
Ai ishte i shoqëruar nga një moshatar i tij dhe pas debatit me vajzën, e kanë detyruar të kryejë marëdhënie seksuale me forcë.
Pas ngjarjes 19-vjeçarja është drejtuar në polici ku edhe ka bërë denoncimin ndaj dy djemve.

Baby Boo