Faton Ahmeti: “Tetovarët do të votojnë Teuta Arifin për kryetare”


Drejtori i Fondit Shendetesore Faton Ahmeti ishte i pranishem ne tubimin e BDI-se sot ne Tetove.
Ahmeti ne fjalimin e tij tha se qytetaret me 17 tetor do ta thone fjalen e tyre dhe do te votojne per kryetare Teuta Arifin.

Fjalimi i Faton Ahmetit
Zgjedhjet lokale jane shume te rendesishme per jeten e perditeshme te qytetareve tone dhe ne keto zgjedhje tetovaret pa dyshishim me 17 tetor do ta thone fjalen e tyre dhe do te votojne per kryetare Teuta Arifin dhe listen e antareve te keshillit komunal te prire nga Blerim Osmani.
Teuta dhe Blerimi jane BDI-ja, dhe BDI-ja eshte partia qe per 20 vite arriti te ndryshoje konfiguracionin politik te Maqedonise. Per 20 vite, BDI-ja arriti te siguroj te drejtat e shqiptareve duke ndryshar kushtetuten e vendit. Zyrtarizoi gjuhen shqipe dhe flamurin kombetar, siguroi arsimim ne dy universitete shteterore ne gjuhen shqipe, e rriti perfaqesimin e shqiptareve ne institucionet e shtetit duke udhehqeur edhe pozita kyçe ne hierarkine shteterore. Kur jane arritur te gjitha keto te mira per qytetaret tone, ne vazhdojme me tej e angazhohemi edhe me fuqishem, angazhohemi edhe me shume duke u perqendruar te gjithe energjine tone ne ndertimin e se ardhmes. Eshte koha te angazhohemi edhe me shume, qe qytetin tone ta bejme me te paster, Tetoven tone ta bejme vend me te blerte, ta bejme edhe me te mire per te jetuar.

Baby Boo