5 ditë që nga zhdukja e “Iqo-s” familjarët kërkojnë ndihmë


Familjarët e 62 vjeçarit Eqerem Lutfiu nga Tetova bëjnë apel për ndihmë për të gjetur atë. Ai me datë 30.12.2021, pas orës 18:15 është zhdukur.

Sipas familjarëve, ai për herë të fundit është parë në lagjen Bllok 70. Ai ka të veshur këmishë ngjyrë hiri, pantallona – xhinse, pallto dhe këpucë të zeza.

Lutfiu është instruktor në auto-shkollën “AMSM” dhe njihet me nofkën “Iqo”.

Nëse dikush ka ndonjë informacion për të zhdukurin, mund të paraqitet në këtë numër telefoni 071 600 494.

Baby Boo