Fatkeqësitë në vendin e punës, të dhëna të frikshme


Gjatë vitit 2017, 158 fatkeqësi kanë ndodhur në vendet të ndryshme të punës, prej të cilave 25 persona kanë përfunduar me humbje jete. Të dhënat janë frikësuese, thonë nga Shoqata për mbrojtje në punë me rastin e 28 prillit, Ditës botërore për mbrojtje dhe siguri në punë. Gjithashtu, nga kjo e fundit thonë se këtë vit fokus i veçantë u kushtohet të rinjve që do jenë punëtor të ardhshëm e që paraprakisht nuk marrin aspak njohuri për rreziqet gjatë kryerjes së profesionit të tyre.

Krahasuar me numrin e popullatës të aftë për punë kemi 3.22 persona humbin jetën në vendet e tyre të punës që na vendos në shkallën e poshtme të statistikës botërore dhe ku patjetër duhet të vetëdijesohemi, të paktën në fillim të kuptojmë se duhet të bëjmë më shumë për parandalimin se sa të ballafaqohemi me këto numra të statistikës – deklaroi Millan Petkovski.

Në përvjetorin e kësaj dite, nga shoqata për mbrojtje të inxhinierëve “Tutella” dhe Friedrich Ebert Maqedoni kanë vërejtje të mëdha ndaj punëdhënësve që nuk zbatojnë me me përpikmëri ligjin për mbrojtje dhe siguri në punë. Madje, kërkojnë të evidentohen sëmundjet që punëtorët marrin gjatë periudhës në punë.

Punëtorët në terren, varësisht nga fusha në të cilën punojnë janë të ekspozuar në materie të rrezikshme të cilat pas një periudhe të gjatë mund të ndikojnë dëmshëm në shëndetin dhe jetën e tyre – Sinkron:Dejan Angellovski, shoqata e mbrojtjes së inxhiniervëe “Tutela”.

Është e papranueshme që ne ende nuk kemi regjistër funksional për sëmundje profesionale në vendin e punës. Udhëtimi prej në vendin e punës dhe anasjelltas dhe puna në teren duhet të rregullohet jo vetëm me ligjin për marrëdhënie pune dhe për mbrojtje dhe siguri në vendin e punës por e njëjta gjithashtu të zbatohet në vendin e punës – Millan Zhivkoviq, Friedrich Ebert Maqedoni

Ndërkohë, 121 punëtorë kanë vdekur në vendin e tyre të punës në periudhën 2010-2017. Si punë më e rrezikshme vazhdon të mbetet sektori i bujqësisë, pastaj radhiten ndërtimtaria dhe metalurgjia e zezë.

Baby Boo