Qeveria e Kosovës i reagon Serbisë: Kosovën e ruan populli i vet dhe gjaku i dëshmorëve


Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka reaguar ndaj Qeverisë së re të Serbisë të kryesuar nga kryeministrja Ana Brnabic. Pas betimit të djeshëm në Kuvend të Serbisë, Brnabic deklaroi se me përgjegjësi e besnikëri do përkushtohen për ruajtjen e Kosovës, e kjo ka ngjallur reagime të menjëhershme nga Qeveria e vendit.

Është Besnik Tahiri i cili e ka porositur Brnabicin se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta kombëtare e ndërkombëtare. Ai e ka quajtur hipokrizi të madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim të marrëdhënieve, e në anën tjetrën të lëshohen deklarata nxitëse. Ndryshe Tahiri tha se një gjë është e qartë se në Kosova nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia.

Postimi i plotë nga Tahiri:
Anëtarët e Kabinetit Brnabic mbrëmë lexuan tekstin e betimit, i cili ndër të tjera thotë: “Betohem për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë, me përgjegjësi dhe përkushtim do të përkushtohem në ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë’”, ka shkruar Tahiri, duke thënë i dërguar edhe një porosi kryeministres serbe.

Brnabic dhe 23 ministrave të kabinetit të saj ju them se Republikën e Kosovës e ruan populli i vet, gjaku i dëshmorëve, institucionet demokratike dhe e drejta jonë kombëtare e ndërkombëtare. Është hipokrozi e madhe që në njërën anë të kërkohet dialog e normalizim i marrëdhënieve e në të tjetrën me deklarata të pamatura nxitje të konfliktit! Një gjë është e qartë, Republika e Kosovës kurrë më nuk do të ruhet e kthehet nga Serbia.

Baby Boo