Fatime Fetai kërkon paraburgim për Nikolla Gruevskin


Prokurorja speciale Fatime Fetai kërkon paraburgim për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski për shkak se vazhdimisht vonohet në seancat gjyqësore, transmeton Portalb.mk.

Gruevski, i cili është i dyshuar i parë i rastit “Dhuna në Komunën Qendër” në seancën e sotme vonoi 15 minuta dhe për këtë shkak prokurorja speciale Fatime Fetai kërkoi paraburgim për të, ose, siç tha, i akuzuari të dërgohet në gjykatë me policë.

“Sipas nenit 380 paragrafi 3 të ligjit për procedurë penale, duhet të arrestohet, kjo nuk është në rregull”, tha Fetai.

Në seancën e sotme të rastit “Dhuna në Komunën Qendër” po dëshmojnë dy këshilltarë të LSDM-së.

Në seancën e kaluar për lëndën “Dhuna në Qendër”, në të cilën të akuzuar janë ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe nëntë persona të tjerë, u dëgjuan tre ish-këshilltarë të komunës Qendër.

Tre dëshmitarët, të cilët atëherë ishin këshilltarë në komunën Qendër nga radhët e LSDM-së, dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 ka pasur sulm të organizuar në komunë nga turma e manipuluar dhe e organizuar e qytetarëve të cilët kanë sharë dhe kanë thënë fjalë të pahijshme.

Dëshmitarët cekën se mes pikave të rendit të ditës në mbledhjen e pestë të Këshillit të Komunës Qendër nuk ka pasur pikë për rrënimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.

Në seancat e kalaura për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe morën dënime me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, ndërkaq, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Baby Boo