Prokuroria e Velesit punon me më pak staf – Nuk ka prokurorë e as zyrtarë


Një nëpunës i prokurorisë publike ka për detyrë tu ndihmojë pesë prokurorëve në prokurorinë e Velesit. Ai është punësuar si bashkëpunëtor i ri dhe që prokuroria të funksionojë normalisht duhen edhe shtatë bashkëpunëtorë të tillë profesionistë.

Shumica duhet të kenë një status më të lartë, e të mos jenë të punësuar me nivel fillestar, por nuk ka. Kryetarja e prokurorisë së Velesit, Gordana Todorova, tha se për shkak të mungesës së bashkëpunëtorëve profesionistë, prokurorët nuk kanë asistencë të mjaftueshme logjistike gjatë punës së tyre.

“Në kushte të tilla, prokurorët publik mbeten pa mbështetje profesionale në kryerjen e punës së tyre, në drejtim të marrjes përsipër të veprimeve hetimore, që mund t’i besohen shërbimit profesional të prokurorisë publike, që do t’i jepte prokurorëve më shumë kohë për t’iu përkushtuar më plotësisht studimit të lëndëve penale”, u shpreh Gordana Todotova, Kryetare e Prokurorisë Publike Veles.

Por, ky nuk është problemi i vetëm me të cilin përballen. Në Prokurorinë Publike të Velesit nuk ka kush t’i dorëzojë ftesat për marrjen në pyetje të të dyshuarve, si dhe t’i informojë për hetimet e përfunduara, sepse nuk ka kush ti dërgojë. Në thirrjen e fundit kanë aplikuar dy persona, por kushtet kërkojnë njohjen e gjuhës angleze, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë nga kandidatët.

Kështu që tani ftesat për marrje në pyetje në Prokurorinë Publike Veles dërgohen me postë. Në prokurori në vend të 5, janë vetëm dy persona për procesverbale, të cilët duhet tu shkruajnë deklaratat e atyre që merren në pyetje në prokurori. Është problem edhe kur një prokuror duhet të dalë në terren, sepse nuk kanë shofer.

“Prokuroria Themelore Publike Veles, gjen bashkëpunim të mirë me shefin e SPB Veles, si dhe me kryetarin e Gjykatës Themelore në Veles të cilët në rast nevoje vënë në dispozicion personat që drejtojnë veturat, me qëllim që prokurorët ti kryejnë me kohë detyrat të parapara me Ligjin për Procedurën Penale”, tha Gordana Todorova, Kryetare e Prokurorisë Publike Veles.

Përveç kryetarit, në Prokurorinë Publike Veles duhet të punojnë edhe tetë prokurorë. Tre mungojnë. Tashmë 12 vite nuk ka një rifreskim të ri prokurorial. Punësimi i fundit ishte në vitin 2011, kur Këshilli i Prokurorëve Publikë zgjodhi një prokuror për Prokurorinë Publike Veles.

Baby Boo