Familjari i policit të vrarë me porosi për Kurtin: Merru me bisedime, mos përdor uniformat në veri


Arton Bunjaku, djali i axhës se policit të vrarë Afim Bunjaku, ka treguar se rreth orës 5 të mëngjesit është njoftuar për vrasjen e familjarit nga Policia e Kosovës. Ai tha se ky është një rast i rëndë dhe i kobshëm.

Ai pati edhe një porosi për kryeministrin Albin Kurti, nga i cili kërkoi që të merret me bisedime dhe të mos përdor uniformat në veri.

Para mediave, ai tregoi se si kanë kuptuar për vrasjen e policët nga grupet kriminale serbe.

I ndjeri ka qenë baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze.

Familjari i policit të vrarë pati një porosi edhe për kryeministrin Albin Kurti, nga i cili kërkoi që të mos përdor uniformat në veri.

Ai tha se janë duke u përgatitur për ceremoninë e varrimit, por ende nuk është caktuar nga familjaret./KP

Baby Boo